Teksa në shkurt bëhen 2 vite që nga nisja e luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar të mobilizojë deri në 500,000 ushtarë shtesë. Në një konferencë shtypi në Kiev, ai tha se komandantët e tij po kërkonin njerëz shtesë, duke pranuar se një gjë e tillë është shumë e kushtueshme. Komentet e tij vijnë pas pengesave të ndihmës nga SHBA dhe BE për Ukrainën.