Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas ka bërë thirrje për shkatërrimin e fabrikave iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa. Ai po ashtu ka kërkuar edhe arrestimin e furnizuesve të tyre. Podolyak tha se Irani po "poshtëron hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare".Kievi e ka akuzuar Teheranin se ka furnizuar Moskën me 1.700 dronë kamikazë Shahed-136, të cilat sipas tyre janë përdorur për të goditur objektivat në Ukrainë.