Top News/ Ukraina kërkon NATO-n me çdo kusht / ’Garancia e vetme për sigurinë, kështu Putin ndalet’
03/12/2024 14:50

Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duke thënë se vetëm duke iu bashkuar plotësisht aleancës mund të garantohet siguria e saj në të ardhmen, ndërsa lufton pushtimin rus, të nisur gati tre vjet më parë. “Ne jemi të bindur që garantuesi i vetëm real për sigurinë e Ukrainës, si dhe faktori parandalues për agresion të mëtejmë rus kundër Ukrainës dhe vendeve tjera, është anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës përmes një deklarate të lëshuar para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO, do të ishte “i papranueshëm” dhe do të përbënte “kërcënim” për Rusinë. Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se pranimi i Ukrainës në NATO, do t’i jepte fund asaj që e ka quajtur “fazë të nxehtë të luftës”. Zelensky tha për Sky Neës se do të ishte i gatshëm të shqyrtonte mundësinë e një armëpushimi nëse territoret e papushtuara të Ukrainës do të viheshin nën mbrojtjen e NATO-s, dhe për aq kohë sa një ftesë për t’iu bashkuar aleancës do të njihte kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, pritet të informojë ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel, për situatën aktuale në vijën e frontit në lindje të vendit. Atje raportohet se trupat ruse kanë shënuar përparim të kufizuar kundrejt ushtrisë ukrainase me numër të më vogël trupash dhe me më pak armë. Në takimin në Bruksel pritet të diskutohet për vazhdimin e ndihmës ushtarake të NATO-s për Ukrainën, si dhe për sulmin që kreu rusia muajin e kaluar, me një raketë balistike eksperimentale mbi qytetin ukrainas, Dnipro. Rusia tha se raketa e re me rreze të mesme veprimi, e quajtur Oreshnik, mund të godasë shënjestra përreth Evropës dhe nuk mund të ndalet nga mbrojtjet ajrore.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36