Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm ajror në qytetin rus të belgorodit, tha guvernatori i rajonit. 18 të tjerë thuhet se janë plagosur në sulmin e ndodhur jo larg kufirit ukrainas. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë disa ambulanca të parkuara jashtë një qendre tregtare të dëmtuar rëndë, me dritare të shkatërruara.