Top News/ Ukraina ‘humbet’ Bidenin / Zelenski: Mirënjohës për angazhimin e palëkundur
22/07/2024 14:34

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij e respekton “vendimin e vështirë, por të fuqishëm” të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje.“Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën e Ukrainës për liri, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare”, shkroi Zelensky në platformën X. Nën udhëheqjen e Bidenit, SHBA-ja ishte mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë dhe, njëherësh, ofruesja kryesore e ndihmave ushtarake dhe financiare. Biden arriti t’i bashkojë shpejt aleatët në mbështetje të Ukrainës, të cilët i siguruan dhjetëra miliarda dollarë, pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022. “Shumë vendime të forta janë marrë në vitet e fundit dhe ato do të mbahen mend si hapa të guximshëm të presidentit Biden, në përgjigje të kohërave sfiduese”, tha Zelensky. “Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ai e mbështeti vendin tonë gjatë momentit më dramatik në histori”, shtoi ai. Ish-presidenti Donald Trump, i cili do të garojë për rizgjedhje si kandidat i Partisë Republikane, ka thënë vazhdimisht se nëse zgjidhet, ai do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Trump e ka përsëritur këtë zotim më 19 korrik gjatë një bisede telefonike me Zelenskyn, të cilën të dy udhëheqësit e kanë përshkruar si të mirë.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43