Top News – Ukraina hedh në erë depon e naftës / Përdorej nga bombarduesit bërthamorë të Putinit
08/01/2025 15:15

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy vendet. Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. “Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. “Duhet të theksojmë se kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, u shtua në njoftim. Në deklaratat e mëhershme, zyrtarët rusë pranuan se Ukraina kishte sulmuar rajonin me dronë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit. Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se ekipet e emergjencave janë dislokuar në një ndërtesë industriale që është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Por, ai nuk dha detaje se për çfarë ndërtesë bëhej fjalë. Busargin shtoi se nuk ka të lënduar nga sulmet. Kievi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të mëhershme që kanë pasur për shënjestër depo të naftës, teksa Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërprerë të ardhurat ruse nga energjia, që thotë se i përdor për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës. “Shkatërrimi i depos së naftës krijon probleme të mëdha logjistike për aviacionin strategjik rus dhe ul ndjeshëm aftësitë e tij për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase dhe objektet civile”, tha ushtria ukrainase. Ndërkaq, Kievi tha po ashtu se gjatë natës mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 41 dronë rusë, ndërkaq 22 të tjerë janë rrëzuar apo janë zhdukur nga radarët pas ndërhyrjes në sistemet e tyre elektronike.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42