Top News – Ukraina hakmerret ndaj Rusisë / Rrebesh dronësh mbi Kursk, Kremlini konfirmon viktima
15/04/2025 12:18

Forcat e Kievit sulmuan rajonin e Kurskut në Rusi, që kufizohet me Ukrainën me dhjetëra dronë, duke vrarë një grua të moshuar, duke plagosur nëntë persona dhe duke shkaktuar zjarre në disa ndërtesa në qendrën administrative të rajonit, thanë autoritetet ruse të martën. Ministria ruse e mbrojtjes, e cila publikon vetëm numrin e dronëve të shkatërruar nga forcat e saj dhe jo numrin e dronëve të lëshuar nga Ukraina, tha se 109 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut gjatë natës. “Kursku i është nënshtruar një sulmi masiv gjatë natës”, tha administrata e rajonit në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. Fatkeqësisht, një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë”. Një ndërtesë shumëkatëshe banimi u dëmtua si rezultat i sulmit me dron, dhe disa shtëpi morën flakë, thanë autoritetet. Ndërkohë sipas tyre, një numër banorësh janë evakuuar dhe janë vendosur në një shkollë në rajon. Administrata e rajonit postoi foto të një pallati shumëkatëshe me dritare të thyera dhe dëmtime nga zjarri në fasadë. Dronët goditën gjithashtu një garazh ambulancash, duke dëmtuar 11 makina. Të hënën në mbrëmje, tre persona u vranë në rajon si rezultat i një sulmi me dron ukrainas, thanë zyrtarët. Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftë, por mijëra civilë kanë humbur jetën në konflikt, shumica dërrmuese e tyre ukrainas. Kursku dhe rajonet e tjera ruse në kufirin me Ukrainën kanë qenë shënjestër e sulmeve të shpeshta ajrore dhe tokësore nga forcat e Kievit, të cilat thonë se qëllimi i tyre është të minojnë përpjekjet e përgjithshme të luftës të Moskës. Trupat ukrainase vitin e kaluar organizuan një inkursion ndërkufitar në rajonin e Kurskut duke marrë nën kontroll territore të gejra. Forcat ukrainase mbeten ende në disa pjesë të rajonit, megjithëse forcat ruse kanë rimarrë territorin e humbur. Sulmi në Kursk vjen pas një sulmi me raketa në qytetin ukrainas të Sumit gjatë fundjavës që vrau 35 njerëz dhe plagosi të paktën 119.

Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50