Top News – Ukraina ‘gjunjëzon’ Rusinë / Zelenski: Humbje të thella në frontin e luftës në Donetsk
09/10/2025 11:15

Presidenti Volodymyr Zelenski tha se forcat ukrainase po shkaktonin humbje të mëdha në një kundërsulm në rajonin lindor të Donetskut, teatri kryesor i më shumë se 3 vjet e gjysmë lufte në Ukrainë. Desklarata e Zelenskit, e bazuar në një raport nga komandanti i lartë i Ukrainës, ishte në kontrast me fjalimin e liderit të Kremlinit Vladimir Putin drejtuar oficerëve të lartë rusë një ditë më parë, në të cilin ai tha se forcat e Moskës kishin iniciativën strategjike në të gjithë sektorët e vijës së frontit. Zelenski, në fjalimin e përnatshëm të tij, tha se kishte folur për gati një orë me komandantin e lartë Oleksandr Syrskyi, me "vëmendje të veçantë në operacionin Dobropillia, kundërsulmin e Kievit". Ai foli për viktima të shumta në zonë. Ukraina ka vënë në dukje sukseset në Dobropillia, pak në veri të qendrës logjistike të Pokrovskut, një nga objektivat kryesorë në përparimin e ngadaltë të Rusisë drejt perëndimit përmes rajonit të Donetskut. Forcat ukrainase, tha Zelenski, po "mbrohen në të gjitha drejtimet e tjera", duke iu referuar konkretisht Kupianskut, një qytet kryesisht i shkatërruar në verilindje të Ukrainës nën sulme të rënda ruse për muaj të tërë. Ai gjithashtu i përshkroi kushtet si "të vështira" rreth Novopavlivka-s, më në jug në rajonin e Zaporizhzhias, por tha se "veprimet tona aktive mbrojtëse atje po tregojnë rezultate të mira". Në anën tjetër, Putin u tha oficerëve të lartë të martën se Rusia kishte rimarrë pothuajse 5,000 km katrorë tokë në Ukrainë në vitin 2025. Ai tha se forcat ukrainase po tërhiqeshin në të gjitha sektorët e frontit dhe se pavarësisht se Kievi po përpiqej të godiste thellë në territorin rus, kjo nuk do të ndihmonte.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00