Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps, paralajmëroi së fundmi në një fjalim se Britania e Madhe ka lënë pas tani gjendjen e pas luftës dhe po përballet me një botë të para luftës. Komentet e tij kishin si qëllim të nënvizonin nevojën që britania e madhe të rrisë shpenzimet ushtarake por edhe të demonstronin shqetësimin në rritje për konfliktet aktuale dhe ato të ardhshme.