Top News/ Ukraina, ‘flakë e zjarr’ mbi Rusi… / Sulme në disa rajone të vendit me dronë dhe raketa
22/08/2024 14:12

Rusia tha të enjten se ka zmbrapsur disa sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Ukraina në jug të vendit, përfshirë Volgogradin, ku ka shpërthyer një zjarr pranë një ndërtese të Ministrisë së Mbrojtjes. Guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrey Bocharov, tha se mbrojtja ajrore ruse ka zmbrapsur një sulm me dronë në zonën e Marinovkës, “dhe shumica e dronëve janë shkatërruar”. Pas rrëzimit të një prej dronëve “shpërtheu një zjarr pranë një ndërtese të Ministrisë së Mbrojtjes”, por zjarri është shuar dhe nuk ka viktima, shkroi ai në Telegram. Në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën, “dy raketa ukrainase dhe një dron u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Rusisë”, tha guvernatori i rajonit, Alesei Smirnov. Më tej në jug, në rajonin e Rostovit, një sulm i kryer me pesë dronë “u zmbraps”, sipas guvernatorit, Vasily Golubev. Guvernatorët e rajoneve Boronezh dhe Briansk po ashtu kanë raportuar se janë shkatërruar dronë. Rusia një ditë më parë pretendoi se ka parandaluar një grup luftëtarësh ukrainas që të kalonin kufirin në rajonin e Brianskut, që gjendet në kufi me Kurskun. Po ashtu, një ditë më parë autoritetet thanë se Ukraina kishte sulmuar Moskën me 11 dronë, teksa autoritetet ruse thanë se fluturaket u shkatërruan. Dy vjet e gjysmë pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës, Kievi nisi një inkursion në rajonin rus të Kurskut më 6 gusht. Ukraina ka thënë se ka marrë nën kontroll dhjetëra qyteza dhe fshatra të rajonit dhe Rusia ka thënë se më shumë se 120.000 civilë janë larguar nga kjo zonë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20