Top News – Ukraina, flakë e zjarr mbi Rusi / Hakmerret Moska, viktima e të lënduar në sulme
02/06/2025 12:17

Sulmet me dronë të Ukrainës gjatë natës në rajonet Kursk dhe Voronezh të Rusisë shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi dhe ndërprenë trafikun në një autostradë kryesore, thanë zyrtarët rajonalë të hënën në mëngjes. Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan gjithsej 162 dronë ukrainas gjatë natës, duke rrëzuar 57 prej tyre mbi rajonin e Kurskut që kufizohet me Ukrainën. Mbetjet që binin nga dronët e shkatërruar në rajonin Kursk shkaktuan zjarre në disa shtëpi dhe dëmtuan apartamente private, tha guvernatori në detyrë i rajonit, Alexander Khinshtein, në aplikacionin e mesazheve Telegram. Në rajonin jugor rus të Voronezhit, ku njësitë ajrore ruse shkatërruan 16 dronë ukrainas, guvernatori rajonal Alexander Gusev tha se mbetjet e dronëve prenë linjat e energjisë të cilat ranë në një autostradë kryesore. Një pjesë e autostradës, e cila lidh qytetet e Moskës, Voronezhit, Rostov-on-Donit dhe Krasnodarit, u mbyll, tha Gusev. Sulmet pasojnë blitzin e pabesueshëm të Kievit mbi bazat ajrore të rusisë, ku raportohet se janë shkatërruar rreth 40 bombardues rusë që përdoreshin për të kryer sulme mbi Ukrainë. Por, edhe Rusia nuk ka qëndruar duarlidhur dhe sipas zyrtarëve rajonalë ukrainas, pesë persona janë vrarë në sulmet gjatë natës në zaporizhia dhe disa të tjerë janë plagosur në Harkiv. Të paktën gjashtë persona u lënduan në rajonin verilindor të sumit, mes të cilëve edhe dy fëmijë – thanë zyrtarët rajonalë. Sulmet vijnë ndërsa Rusia dhe Ukraina janë gati të takohen për një raund bisedimesh paqeje, duke u përpjekur të gjejnë një mënyrë për t'i dhënë fund luftës që Rusia nisi me një pushtim të plotë ndaj fqinjit të saj më të vogël më shumë se tre vjet më parë.

Top News – Ligji i luftës dhe pensionet. Shqipëria përsërit shqetësimet në Athinë, ‘Deti’…
17/12 10:08
Top News- Çfarë ndodh me Ballukun tani? A do arrestohet zv/kryeministrja, ja hapat
17/12 09:52
Top Channel/ Tregtonin lëndë piroteknike në bizneset e tyre, arrestohen dy persona në Tiranë
17/12 09:51
Top News- Kallashnikovë drejt Italisë/ Dy shqiptarë arrestohen në Trieste, një në Han të Hotit
17/12 09:31
Top Channel/ “Metalurgjiku”, Gjykata lë të lirë 16 të arrestuarit për ndotje
16/12 22:59
Top Channel/ Konkluzionet për procesin e zgjerimit, BE vlerëson SPAK
16/12 22:14
Top News- Brukseli duartroket SPAK: Jo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
16/12 21:58
Top Channel/ Projekti në mbrojtje të detit/Adrismart,iniciativë e BE për biodiversitetin në Adriatik
16/12 20:00
Top Channel/ Salianji thirrje për protestë, takim me demokratët në Elbasan: Mungesa e burrërisë…
16/12 19:57
Top Channel/ Shpërthim gazi në Elbasan, shkatërrohet banesa, shpëtojnë mrekullisht familjarët
16/12 19:56
Top Channel/ Këshilli i Mandateve mblidhet me 19 dhjetor, Peleshi njofton anëtarët
16/12 19:54
Top Channel/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ I bën kërkesë Parlamentit për t’i hequr imunitetin
16/12 19:32
Top Channel/ ‘Vetëm PD e sjellë rotacionin’, Salianji: Rruga e ndryshimit ka nisur, demokratët…
16/12 19:25
Top Channel/ ‘Të mos gabojmë më’, Salianji: Edhe ky debat që kemi hapur është për PD dhe…
16/12 19:03
Top Channel/ ‘Fitorja arrihet me njerëz me vlera’, Salianji: Nëse çdo anëtar i PD do të bënte këtë…
16/12 19:02
Top Channel/ ‘Të kthejmë shqiptarët në kutitë e votimit’, Salianji: Të shkojmë përtej vetes dhe…
16/12 19:02
Top News- Biznes mashtrimi me makina me qera! Merrnin paratë e më pas zhdukeshin
16/12 19:02
Top Channel/ Salianji nga Elbasani thirrje për protestë në 22 dhjetor: E gjithë energjia e kësaj…
16/12 18:54
Top Channel/ ‘Kjo lëvizje jo për interesa vetjake’, Salianji nga Elbasani: Duam që PD të jetë fituese
16/12 18:53
Top News- Plagoset me armë ‘Gucci’ i Tik-Tok / Detaje nga ngjarja e rëndë, me kë u konfliktua?
16/12 18:46
DIGITALB DIGITALB