Deputetja dhe politikania e njohur Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Përmes një postimi në mediat sociale, Friz ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mbështetjen e dhënë për Ukrainën në periudhën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia.