Top News – Ukraina: E kemi ndalur Rusinë në front / Trupat ruse asnjë përparim por mbrojtje e fortë
04/08/2023 11:53

Trupat ruse nuk kanë bërë përparime në vijën e frontit, por kanë zënë pozicione të mira mbrojtëse, duke e bërë të vështirë për trupat ukrainase të lëvizin në lindje dhe jug, thanë autoritetet e Kievit të mërkurën. Nga ana tjetër, trupat ruse kanë njoftuar se kanë zbrapsur më shumë se 12 sulme ukrainase në rajonin e Doneskut, një pikë kryesore e përparimeve të Rusisë, për muaj të tërë. Veprimet ushtarake të Rusisë janë përqëndruar kryesisht në sulme ajrore ndaj infrastrukrurës së grurit, në portin e Danubit, në qytetin e Izmailit, në Ukrainë. Forcat ukrainase nisën rreth dy muaj më parë një kundërofensivë për çlirimin e zonave të pushtuara. Kievi thotë se ka arritur të çlirojë disa zona pranë Bakhmutit, një qytet që u vu nën kontrollin trupave ruse në maj, pas muajsh të tërë luftime. Zëvendësministrja e mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Mailia tha se trupat ruse “janë përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të pengojnë përparimin e forcave ruse drejt Bakhmutit, por nuk ia kanë dalë dot”. Sipas saj, forcat ruse, po shtojnë rezervat dhe pajisjet në tre zona më në veri, ku janë raportuar luftime të ashpra, gjatë javëve të fundit. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, tha se forcat ukrainase kishin bërë përpjekje të pasuksesshme për të përparuar në disa zona si në pjesën jugore ashtu edhe në atë veriore të rajonit të Donetskut. Ai tha gjithashtu se trupat ruse kishin kryer sulme ajrore në qytetet përreth Bakhmutit.

Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50