Top News – Ukraina do ‘Mburojën e Hekurt’ / Kërkon të blejë sistemin izraelit të mbrojtjes raketore
09/06/2022 15:07

Ambasadori i Ukrainës po i kërkon Izraelit ti shesë vendit të tij sistemin e interceptimit të raketave Iron Domë dhe ti ofrojë vendit edhe raketa anti tank për të mbrojtur civilët kundër pushtimit rus. Yevgen Korniychuk për pak sa nuk e akuzoi izraelin se po bllokonte shitjen e sistemit të mbrojtjes raketore. Por ai tha se donte që qeveria izraelite të konkretizonte mbrojtjen verbale të ukrainës me ndihmë ushtarake. Në një konferencë për shtyp në Tel Aviv ai tha se ukraina donte të blinte sistemin Iron Dome, duke nënvizuar se SHBA nuk do ta kundërshtonte një shitje të tillë. SHBA ka ndihmuar në financimin e izraelites Iron Dome për një dekadë duke i dhënë rreth 1.6 miliardë dollarë vendit për prodhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit. Ky i fundit është i projektuar të interceptojë dhe të shkatërrojë raketat me rreze të shkurtër veprimi që hidhen në izrael. Izraeli druan se ndihma ushtarake për ukrainën do të zemëronte rusinë e cila ka një prani ushtarake në sirinë fqinje. Izraeli vetë kryen goditje të shpeshta të shënjestrave armike në Siri dhe varet tek Rusia për koordinimin e Sigurisë. Ambasadori ukrainas tha edhe se izraeli javën e shkuar ka refuzuar një kërkesë të shteteve të bashkuara që Gjermania të dërgonte raketat me licencë izraelite Spike, anti tank, në Ukrainë. Izraeli ka kufizuar mbështetjen për ukrainën vetëm tek ndihmat humanitare.

Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
DIGITALB DIGITALB