Ligjvënësit amerikanë përballen këtë sesion me një numër të madh çështjesh që kanë përparësi. Me betejat që po afrohen, ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe mundësinë e fillimit të një hetimi ndaj Presidentit Joe Biden, shqetësim kryesor mbetet financimi i qeverisë amerikane për të shmangur mbylljen e pjesshme të saj më 1 tetor.