Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
15/08/2025 10:27

Dronët ukrainas goditën dy qytete ruse të enjten në sulme që plagosën të paktën 16 persona, thanë autoritetet lokale, një ditë para një samiti SHBA-Rusi mbi luftën në Ukrainë. Trembëdhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një dron goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin jugor rus Rostov-on-Don, tha guvernatori rajonal në detyrë. Tre civilë u plagosën në qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të atij rajoni, i cili postoi një video që duket se tregonte një dron që godiste një makinë në qendër të qytetit. Kreu i rajonit të Volgogradit, në Rusi tha ndërkohë se mbetjet e dronëve të rrëzuar ukrainas kishin shkaktuar një zjarr në një rafineri nafte. Nuk pati komente të menjëhershme nga Ukraina. Në anën tjetër, sulmet ruse kanë vrarë të paktën tetë persona dhe kanë plagosur të paktën 18 të tjerë, mes të cilëve edhe fëmijë, në disa rajone të ukrainës në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve lokale. Ministria Ruse e mbrojtjes tha ndërkohë të enjten se forcat e saj kishin goditur një uzinë raketash ukrainase, zyra projektimi të armëve dhe ndërmarrje për prodhim karburanti raketash, në korrik. Forcat ruse, sipas saj, shkatërruan një numër sistemesh perëndimore të mbrojtjes nga raketat, duke përfshirë lëshuesit Patriot dhe radarin e kontrollit të zjarrit në rajonet Dnipropetrovsk dhe Sumy, që ishin vendosur për të mbrojtur uzinat, tha ministria. "Një përpjekje nga regjimi i Kievit, së bashku me partnerët e tij perëndimorë, për të organizuar prodhimin e raketave për të kryer sulme thellë në territorin e Federatës Ruse u pengua", tha ministria.

Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08