Sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë shkatërruar disa dronë që sipas Moskës, po i afroheshin rafinerisë së naftës Ilski, që gjendet në rajonin e Krasnodarit. Ky rajon rus ndodhet në afërsi të Detit të Zi. “Disa dronë tentuan t’i afroheshin territorit të rafinerisë së naftës Ilski në Krasnodar Krai”, thanë zyrtarët e emergjencave të këtij rajoni përmes një postimi në Telegram.