Top News- Ukraina befason Rusinë! Nis ofensivë të re në Kursk, kap të papërgatitur ushtarët rus
05/01/2025 18:00

Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse. Në një deklaratë, ministria sqaroi se përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit ukrainas janë në vazhdim. Ndrkohë nga ana tjetër zyrtarët në Ukrainë kanë pohuar gjithashtu se një operacion i madh është duke u zhvilluar. Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit. Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por jo që t’i dëbojnë që aty. Në një deklaratë të postuar në Telegram të dielën, ministria ruse e mbrojtjes tha: "Rreth orës 9 të mëngjesit me orën e Moskës, për të ndaluar ofensivën e trupave ruse në drejtimin Kursk, armiku ndërmori një kundërsulm nga një detashment sulmi i përbërë nga dy tanke, një mjet kundër pengesave dhe 12 automjete të blinduara luftarake”. Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se "kishte një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut" dhe se Rusia "po merr atë që meriton". Zyrtari i lartë i Ukrainës kundër dezinformimit, Andriy Kovalenko, tha në një postim në Telegram të dielën: "Rusët në Kursk po përjetojnë ankth të madh, sepse ata u sulmuan nga disa drejtime dhe kjo ishte e papritur për ta". Forcat e Kievit thuhet se po vuajnë nga mungesa e ushtarëve dhe kanë humbur terren në lindje të Ukrainës muajt e fundit, ndërsa trupat ruse përparojnë. Ofensiva vjen pasi Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia nisi një tjetër seri sulmesj me dron në Ukrainë gjatë natës. Ajo tha se kishte rrëzuar 61 dronë mbi rajonet e Kievit, Poltava, Sumy, Kharkiv etj. Nga sulmi spati viktima por vetëm dëme materiale.

Top Channel/ Drejtori i Policisë mbërrin te kryeministria, vendos maskën antigaz dhe…
17/10 18:01
Top News- ‘Breshëri’ fishekzjarrësh drejt policëve, protestuesi “luftë” në bulevard
17/10 17:31
Top Channel/ Bulevardi në fushë arenë, protestuesit hedhin gurë drejt policisë
17/10 17:30
Top Channel/ Godina e ish-ambasadës ruse merr flake, zjarri përfshin pjesën anësorë me…
17/10 17:29
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë mbi autobotin e policisë, shpërthejnë fishekzjarrët
17/10 17:29
Top News – Flakë te ish Ambasada Ruse, zgjerohet perimetri i përplasjes në protestë
17/10 17:28
Top Channel/ Makina digjet nga protestuesit në mes të Tiranës, skenë lufte te Kryeministria
17/10 17:23
Top Channel/ Skenë lufte para Kryeministrisë, autoboti i policisë merr flakë, fiket pas sekondash
17/10 17:13
Top News- Plas në flakë makina në bulevard, protestuesit përplasje të ashpra me policinë
17/10 17:11
Top News- Përleshje në Bulevard, tërhiqet policia, protestuesit sulmojnë uniformat blu
17/10 17:11
Top Channel/ Skenë lufte para Kryeministrisë, shpërthim brenda makinës që digjet dhe…
17/10 17:02
Top Channel/Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron përdorimin e tyre:Janë të lejuara, por…
17/10 16:40
Top News – Zjarr te Kryeministria, dita e pestë e protestës policia gaz e plumba mbi studentët
17/10 16:31
Top Channel/ Protesta e dhunshme në Tiranë, Policia hedh sërish gazlotsjellës
17/10 16:28
Top Channel/ Fortifikohen bizneset, vetratat prej xhami mbulohen me teneqe, pamje…
17/10 16:25
Top Channel/ Policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit nisin vrapin
17/10 16:07
Top Channel/ Tensionet në protestë, tubuesit boshatisin bulevardin
17/10 16:07
Top Channel/ Protestuesit po lihen në burg, vijon prej mëngjesit seanca për të arrestuarit
17/10 16:06
Top Channel/ Gurë e plumba gome! Shpërthen revolta te Ministria e Arsimit
17/10 16:05
Top Channel/ Pamjet si protestuesit e rinj plaçkisin një butik me rroba
17/10 15:51