Ukraina ka mbrojtur pavarësinë e saj që nga pushtimi i Rusisë dhe nuk do të tradhtojë sakrificat e bëra nga populli i saj ndërsa kërkon paqe, tha Presidenti Volodymyr Zelenski në një fjalim që shënoi përvjetorin e katërt të fillimit të luftës. "Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk e ka thyer popullin ukrainas. Ai nuk e ka fituar këtë luftë," tha Zelenski të martën. "Ne e kemi mbrojtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen. Dhe për të siguruar drejtësi". Zelenski do të mirëpresë aleatët evropianë në kiev, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe gjatë ditës janë planifikuar një sërë ceremonish për të përkujtuar katër vjetorin e pushtimit rus.