Talebanët janë tani grupi më i pasur terrorist në botë pasi janë të ulur mbi një pasuri që përllogaritet të kapë shifrën e 2 trilionë dollarëve me para të vjedhura, para droge, nafte dhe burimeve të tjera natyrore që kanë nën kontroll. Militantëve iu deshën vetëm dy javë për të marrë kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane dhe kjo do të thotë se talebanët tani janë ulur mbi një pasuri të pallogaritshme nëntokësore, ende të pashfrytëzuar.