Nëndetësja eksploruese e Titanikut dyshohet se pësoi një shpërthim që u ka marrë jetën menjëherë pesë personave në bordin e saj pak pasi humbi sinjalin ditën e diel. Deklarata u bë nga Admirali i Rojes Bregdetare të SHBA-së, John Mauger pas gjetjes së mbetjeve të Ocean Gate, pranë Titanikut. Pas ditësh kërkimesh të dëshpëruara një robot i drejtuar nga distanca gjeti konin e bishtit të Titanit rreth 1600 metra larg harkut të anijes së mbytur.