Top News/ Uji ngjitet mbi çatitë e shtëpive…Përmbytje apokaliptike, 14 viktima në Bosnje
04/10/2024 15:03

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bosnje e Hercegovinë dhe "shumë të tjerë" janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të mëdha dheu. "Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur", tha një zëdhënës i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanicës, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Bosnjë e Hercegovinë gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes, ndërsa gjendja më kritike raportohet të jetë në zonën e Jabllanicës, ku uji nga përmbytjet në disa fshatra ka kaluar mbi çatitë e shtëpive. "Një grua shtatzënë, që humbi foshnjën e saj, është evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Bosnje e Hercegovinës", thanë burimet spitalore. Bashkëshorti i saj gjithashtu ishte lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme, Presidenca e Bosnje Hercegovinës vendosi të angazhojë Forcat e Armatosura në komunën e Jabllanicës. Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshinë në përpjekjet për t'ju ofruar ndihmë autoriteteve civile. Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës më herët tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës. Zyrtarët thanë se në Jabllanicë por edhe në të gjithë vendin do të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në shumë zona ka patur rrëshqitje dheu dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Shumë rrugë janë bllokuar dhe disa ura në mostar janë shembur. Zyrtarët i kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë nga mostari drejt jabllanicës apo zonave përreth, sepse kështu doi të rrezikojnë jetën e tyre.

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30