Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Volgograd gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin. Pilotët e disa avionëve rusë raportuan për një mjet fluturues të paidentifikuar ndërkohë që Putin ishte në qytet të enjten për të marrë pjesë në një aktivitet. Mediat ruse thonë se objekti i paidentifikuar “ndryshoi ngjyrën dhe lartësinë”. Presidenti rus fluturoi për në Volgograd nën masa të rrepta sigurie për të marrë pjesë në një ceremoni me rastin e 80-vjetorit të Betejës së Stalingradit.