Top News – ‘UFO’ edhe në qiejt e Evropës / SHBA ‘aminston’ Pekinin, nuk ishin kinezë
15/02/2023 12:10

Shtëpia e bardhë tha se nuk kishte të dhëna se tre objektet fluturuese që u qëlluan në qiell gjatë fundjavës, nga ushtria amerikane, janë të lidhur me spiunazh të mundshëm nga Kina. Objektet mund të jenë të lidhura me entitete komerciale apo kërkimore e si pasoja mund të jenë beninje – tha zëdhënësi John Kirby. Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë nuk kanë lokalizuar apo marrë ndonjë pjesë nga tre mjetet e rrëzuara ajrore. Më herët ndërkohë, Pekini akuzoi SHBA për ekzagjerim. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, që u shkatërrua nga një avion ushtarak amerikan më herët këtë muaj mbi karolinën e jugut, përdorej për spiunazh duke thënë se ishte një mjet ajror i monitorimit të motit që kishte dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë, Kirby thotë se do të jetë e vështirë të përcaktojë qëllimin apo origjinën e tre objekteve të tjera të shkatërruar mbi Alaskë, kanada dhe Micigan, deri sa mbetjet të gjendeshin dhe të analizoheshin. Ndërkohë, edhe Rumania ka ngritur në fluturim avionët ushtarakë të martën për të hetuar një objekt ajror që hynte në hapësirë ajrore evropiane. Por, ministria e mbrojtjes në vend tha se pilotët nuk kishin mundur ta lokalizonin dhe e kishin braktisur misionin pas një gjysmë ore. Edhe Moldavia mbylli hapësirën ajrore të martën për të hetuar raportet për një objekt në formë balone në qiell, një ditë pasi vendi i vogël i evropës lindore akuzoi Rusinë se po komplotonte të rrëzonte qeverinë atje. Autoriteti i aviacionit civil në Moldavi tha se kishte marrë raporte nga ministria e mbrojtjes se një objekt i vogël, i ngjashëm me një balonë moti, ishte parë në qiell në veri të vendit, afër kufirit me Ukrainën. Në një deklaratë të aviacionit civil u tha se duke patur parasysh kushtet e motit dhe pamundësinë e vëzhgimit dhe identifikimit të objektit dhe trajektores së tij, hapësira ajrore u mbyll. Pasi autoritetet konstatuan se nuk kishte rrezik për sigurinë e qytetarëve, masa u tërhoq, një orë e 22 minuta më vonë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11