Ministria e Financave ka publikuar udhëzimin që i hap rrugë zbatimin të ‘Paqes Fiskale’, një premtim elektoral i Kryeministrit Edi Rama, që fal miliona euro detyrime tatimore për bizneset me synimin e uljes së evazionit fiskal. Udhëzimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton procedurat për faljen, fshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore për bizneset dhe individët. Ai sqaron kategoritë që përfitojnë, kushtet që duhet të plotësohen, afatet e pagesave, si dhe rastet kur subjektet përjashtohen nga skema.