Top News – Udhëzimet për festa/ Plan evropian për fundvitin
30/11/2020 11:59

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet në prag të festave të fundvitit me objektivin e harmonizimit të masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë. Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për udhëzime jo të detyrueshme por qe nga fillimi i pandemisë qeveritë i kanë kushtuar vëmendje këshillave të unionit. Parimi thelbësor është se duhet të ketë festime të ndryshme nga ato të zakonshme. Dhe në këtë skenar, sipas Brukselit, pushimet dimërore përfaqësojnë një rrezik dhe mund të transformohen në inkubatorin e një vale të tretë kovidi që unioni duhet absolutisht ta evitojë. Udhëzimet mund të pësojnë edhe ndryshime por për momentin parashikohet që komisioni do ti kërkojë vendeve një seri veprimesh për të evituar anulimin në pak ditë të progresit të siguruar në tre muaj sakrifica të mëdha. Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe kontaktet e afërta. Në rast të kundërt, parashikojnë ekspertët, në javën e parë të janarit shtrimet në spitale do të rriten në të gjithë Evropën. BE rekomandon kështu ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe parashikimin e rregullave të qarta edhe për takimet e ngushta sociale si numri i personave të lejuar në një vend dhe përdorimi i detyrueshëm i maskës. Qeveritë duhet të vendosin masa edhe për takimet në shtëpitë private dhe të inkurajojnë festimet e limituara. Komisioni do të kërkojë shprehimisht vendosjen e ndalim qarkullimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare, Brukseli do të rekomandojë marrjen në konsideratë të hipotezës për evitimin e tyre. Meshat mund të zëvendësohen nga funksione online, në TV ose radio. Qeveritë që do të lejojnë meshat me besimtarë në kishë, duhet të sigurohen që të ruhet distanca. Mund të ndalohen edhe këngët e korit në kisha pasi ato mund të rrisin rrezikun e përhapjes së covidit dhe mbajtja e maskës edhe në meshë. BE dekurajon ndërkohë udhëtimet turistike ndërsa rekomandon edhe zgjatjen e pushimeve të dimrit për nxënësit e shkollave.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54