Djali i bosit famëkeq të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për akuzat e trafikut të drogës. Ovidio Guzman ka udhëhequr, së bashku me vëllanë e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij. Ovidio akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij. Ai u arrestua në janar në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.