Endrit Shabani ka reaguar pak orës pasi Kuvendi e zgjodhi me 85 vota pro si Avokat të ri të Popullit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani shpreh befasinë me qëndrimin e deputetëve të opozitës, që thotë se fillimisht e nxitën me dashamirësi për të kandiduar duke i dhënë firmat dhe më pas u tërhoqën. Avokati i ri i Popullit thekson se ka qenë në bisedime edhe me deputetë të mazhorancës, duke u kërkuar atyre mbështetjen me firma, por se kishte marrë refuzimin me arsyetimin se propozimi i takonte opozitës.