Top News – U vranë ‘heronjtë-robër’ të Azovstalit / Rusia kërkon hetim nga OKB dhe Kryqi i Kuq
31/07/2022 15:52

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka ftuar Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë burgun ku dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës u vranë gjatë kësaj jave. Burgu ku ndodhi sulmi gjendet në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. “Rusia zyrtarisht ka ftuar ekspertët e OKB-në dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të përfshihen në një hetim të paanshëm lidhur me sulmin në qendrën e paraburgimit në Olenivka, ku u vranë një numër i madh i të burgosurve ukrainas të luftës”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate të publikuar më 31 korrik. Para kësaj deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se kjo organizatë do të dërgonte hetues në burgun në qytetin Olenivka, ku ndodhi sulmi, pasi Rusia dhe Ukraina ishin pajtuar për një gjë të tillë. Rusia dhe Ukraina ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për sulmin, që autoritetet ruse dhe separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut tha se la të vrarë 53 të burgosur të luftës dhe la të plagosur 75 të tjerë. Më 30 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një listë prej 48 emrash të luftëtarëve ukrainas nga mosha 20 deri në 62 vjeç, që u vranë në sulm. Rusia pretendon se të burgosurit e luftës u vranë nga një sulm ukrainas me raketat që Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar. Ushtria ukrainase mohon këto pretendime dhe akuzon rusët në rajonin e Donjeckut për sulmin ndaj burgut dhe siç kanë thënë nga Kievi, sulmi është kryer për të fshehur torturat dhe ekzekutimet e ukrainasve në këtë burg.

Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04