I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit Grei Bihuci, të riut që ndërroi jetë të hënën e 11 marsit, pas një plagosje me thikë nga bashkëmoshatari tij Florian Muka, në qendër të qytetit të Fierit. Kolegë dhe shokë të Grei Bihucit dhe pjesëtarët e stafit ku punonte 19-vjeçari, e kanë përkujtuar Grei Bihucin duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj në vendin ku ndodhi ngjarja.