Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Megjithëse statusi i "Dëshmorit të Atdheut" parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje senundje e rende, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.