Pasi u emërua përkohësisht në krye të uniformave blu, takimin e parë Sokol Bizhga e zhvilloi me drejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, dukshëm, duke shprehur mbështjetjen ndaj tij, për akuzat e rënda që hodhi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në foltoren e Kuvendit. Takimi nisi herët në mëngjes, ku përvec Sulajt, Bizhga takoi edhe zëvëdës drejtorët, shefin e komisariatit të policisë Shkodër, ndërsa u ndal edhe në ambientete e Forcave të ndërhyrjes së shpejtë.