Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Arkmorti do të mbërrijë në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Homazhet në nder të Pëllumbit nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.