Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliaj e konsideron zhvillim shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike dhe demokracinë e vendit vendimin e Gjykatës së Lartë, që la në fuqi masën e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës. Ndreca thotë se vendimi do të analizohet, por vlerëson se me këtë vendim, Gjykata e Lartë shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese.