Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit.