Një nga finalistet e Miss Universe 2022 në Australi ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti, ku bukuroshja ra nga një kalë. Ish-modelja e fitnesit, Sienna Ëeir nga Sidnei u mbajt për disa javë në jetë me aparatura, por nuk mundi të mbijetonte. Mediat australiane komentojnë se ajo pësoi dëmtime të shumta pasi ra nga kali, pa dhënë më shumë detaje.