Një shtetas slloven ka humbur jetën pasditen e të mërkurës në qytetin e Shkodrës, teksa dyshimet e para janë që ai të jetë rrëzuar aksidentalisht në kalanë e Rozafës, të ciën ishte duke e vizituar. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulance dhe policia, teksa 65-vjeçari slloven është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk u ka mbijetuar plagëve të shumta të marra në kokë.