Top News – U qëllua pranë Shtëpisë së Bardhë / Vdes anëtarja e Gardës Kombëtare, tërbohet Trump
28/11/2025 11:59

Një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan në Uashington DC të mërkurën ka humbur jetën, tha Presidenti amerikan Donald Trump. Sarah Beckstrom, 20 vjeç, ndërroi jetë nga plagët e marra, tha Presidenti Trump të enjten në mbrëmje. Anëtari i dytë i Gardës Kombëtare, 24-vjeçari Andreë Ëolfe, "po lufton për jetën e tij", tha ai. Të dy u qëlluan nga afër pranë Sheshit Farragut në qendër të qytetit të mërkurën. Policia ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat, Rahmanullah Lakanëal, një 29-vjeçar nga Afganistani. Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e Beckstrom gjatë një telefonate me anëtarët e shërbimit amerikan. "Sarah Beckstrom nga Virxhinia Perëndimore, një nga rojet për të cilat po flasim, një person shumë i respektuar, e re, e mrekullueshme... Ajo sapo ka ndërruar jetë. Ajo nuk është më me ne", tha ai. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CBS Neës, se Trump foli më vonë me prindërit e saj. Beckstrom ishte rekrutuar më 26 qershor 2023 dhe ishte caktuar në Kompaninë e 863-të të Policisë Ushtarake, Brigada e 111-të e Inxhinierisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Virxhinias Perëndimore. Ajo ishte ofruar vullnetare për të punuar në kryeqytetin e vendit gjatë festës së Falënderimeve. Të dy ushtarët kishin qenë në një patrullim në një zonë ku shumë punonjës zyrash qarkullojnë gjatë drekës. Më shumë se 2,000 trupa kanë ruajtur kryeqytetin amerikan që nga gushti, kur presidenti i dislokoi ato në qytete për të trajtuar atë që ai e quajti krim "të dalë jashtë kontrollit".

Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32