Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e një shtetasi shqiptari mbrëmjen e të martës në Selanik. Mësohet se ngjarja ndodhi brenda një lokali, ku autori I dyshuar ndodhej së bashku me babanë e tij. Sapo viktima, Marius Telaj 30 vjeç nga Korç, ka mbërritur aty me një automjet tip “Daihatsi Terios” së bashku me vëllanë e tij Klaudio Telaj dhe të dashurën e tij, nisën të përleshen. Autori emri të cilit nuk është publikuar, nxorri një pistoletë dhe fillimisht e goditi viktimën në kokë me dorezën e saj.