Shoferi I autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durës-Trianë humbi jetën në spital. 35-vjeçari Ervis Prendi nuk mundi t’I mbijetojë plagëve të marra në trup pas djegies që pësoi gjatë aksidentit të ndodhur pasditen e të premtes. Së bashku me Prendin mbeti I plagosur dhe një punonjës tjetër. Autoboti ishte duke furnizuar pikën e karburantit kur u përfshi nga zjarri. Drejt vendit të ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të cilat pas disa minutash bën të mundur izolimin e flakëve duke shmangur dhe rrezikun e shpërthimit të cisternave me karburant që ndodheshin aty pranë.