Janë zbardhur detaje nga e shkuara kriminale e 42-vjeçarit shqiptar Alesio Xhelo, i cili mbeti i plagosur në kokë gjatë një përplasjeje me policinë greke në Pire. Sipas mediave greke dhe burimeve policore, historia e tij kriminale nis që në moshën 11-vjeçare, kur u arrestua për herë të parë për hyrje të paligjshme në Greqi.