Më shumë se një vit pas zjarrit që shkrumboi pjesën e sipërme të katedrales së stolisur Notre-Dame të Parisit mbrëmjen e 15 Prillit 2019, punëtorët kanë filluar të heqin skelat e dëmtuara në atë që është cilësuar si një “fazë jashtëzakonisht e rrezikshme” e restaurimit Ceremonia përkujtimore e një vjetorit u anulua pasi Franca ishte duke luftuar me pandeminë COVID-19, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës. Karantina e vendosur atje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, detyroi gjithashtu një pezullim të plotë të punës restauruese në Notre Dame. Në 27 prill, punëtorët nisën disa punime qëllimi I të cilave ishte të mbrohej personeli nga infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes.