Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë. Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Ëanted”, që synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kapën në Rinas 32 vjeçarin me iniciale A. Sh., banues në Kukës.