Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’. SPAK ka shpallur moskompetencë për dosjen “Onkologjiku”, ndërsa ka veçuar hetimin vetëm për mjekun Edmond Gashi, për veprën penale ‘Korrupsion’.