Kultivuesit dhe grumbulluesit e mollës në Korçë kanë protestuar këtyë të shtunë në rrugën nacionale Korçë-Pogradec për kushgtet e vështira me të cilat po përballen. Ata janë ankuar se u ka mbetur stok rreth 90% e prodhimit dhe se shkak për këtë është bërë konkurrenca e pandershme me produktet që vijnë nga importi. Fermerët thonë se molla qe vjen nag vendet e rajonit, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Greqia, vjen me çmim ndjeshëm më të ulët në Shqipëri, pikërisht për shkak të politikave mbështetëse që kultivuesit kanë në ato vende.