Ish punonjësi i Gardës së Republikës Martin Nikolla dhe vëllai i tij Alfred Nikolla u lanë nën masën e sigurisë arrest në burg pa afat nga gjykata e durrësit. Dy vëllezërit u përfshinë në një konflikt pak ditë më aprë në Hamallaj të Durrësit, me fisin Kaci, ku gjatë sherrit gardisti nxori armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë në ajër, sipas tij, për të parandaluar më tej konfliktin. Ai dhe vëllai i tij u vendosën në pranga pas sherrit, ndërsa në dëshminë e tij për policinë Martin Nikolla tha se nuk kishte plagosur askënd me armë dhe se vetëm kishe qëlluar në ajër për të trembur palën tjetër.