Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu gjatë një prononcimi për mediat para nisjes së Kuvendit, teksa foli për amnistinë, u pyet nga gazetarët edhe për rastin e deputetes Marjana Koçeku, e cila në një postim në rrjetet sociale ngriti shqetësimin për kërcënime nga Bajrat. Gogu shprehu solidaritetin për këtë çështje, ndërsa tha se kërcënimi nuk është lajm politike por I drejtësisë dhe në kuadër të këtij qëndrimi kërkoi nga të gjitha institucionet që të zbatojnë ligjin.