Top News – U kapën me dy pistoleta/ Gjykata jep masat për 5 të rinjtë, dyshimet për atentat
07/08/2026 20:49

Është zhvilluar këtë të premte seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj pesë personave të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës, të cilët u kapën me dy armë zjarri pistoletë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për tre të tjerët, Vitrin Hoxhën, Franko Bobjan dhe Vionis Pokën, u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Dy të parët u arrestuan nga policia pasi u kapën duke poseduar dy armë zjarri pistoletë, njëra prej të cilave ishte e pajisur me silenciator. Tre të rinjtë e tjerë ndodheshin me ta në momentin e ndërhyrjes së policisë. Fillimisht, hetuesit dyshuan se grupi mund të ishte duke përgatitur kryerjen e një ngjarjeje kriminale. Megjithatë, gjatë kontrolleve nuk u gjetën maska, doreza apo lëndë djegëse, elemente që do të mund të forconin dyshimet për përgatitjen e një krimi. Edhe automjetet me të cilat lëviznin të rinjtë rezultuan me dokumentacion dhe targa të rregullta. Ndërkohë, dëshmitë e dhëna prej tyre para grupit hetimor dhe më pas edhe para gjykatës nuk kanë konfirmuar dyshimet fillestare se ata mund të ishin duke përgatitur një vrasje apo një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Pavarësisht kësaj, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e posedimit të armëve dhe lidhjet e mundshme mes pesë të arrestuarve. Sipas burimeve, nuk përjashtohet pista se të rinjtë mund të kenë qenë të përfshirë në ndonjë aferë që lidhet me shitblerjen e armëve të zjarrit. Pesë të rinjtë, kryesisht banorë të zonave të Tiranës dhe Rrogozhinës, nuk rezultojnë me precedentë të theksuar penalë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06