Një shtetas është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Ai u arrestua nga patrullimet në lagjen numër 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, nga shërbimet e patrullës “Shqiponja”. I riu, i cili bëhhet me dije se është me banim në Greqi u ndalua për verifikim nga policia, por pas kontrolleve është zbuluar se lëvizte paleje drejtimi.