Një shqiptar është dënuar me burg nga gjykata në Britani, pasi është kapur duke u kujdesur në një ‘shtëpi bari’ për lëndën narkotike të llojit kanabis, e cila kapte vlerën 105 mijë paundë. Në dëshminë e tij përpara gjyqtarëve ai ka deklarur se kultivonte bimë narkotike, pasi i'u detyrohej trafikantëve 7 mijë paund, teksa ka shtuar se duhet ‘të tregonte nder’ dhe të paguante borxhin që kishte marrë. Këtë shumë parash sshiptari deklaroi se e kishte marrë hua për trajtim mjekësor për bashkëshorten në Shqipëri.